Ngacmoi seksualisht fëmijën 14 vjeçar të gruas pa kurorë, Prokuroria në Gostivar nisi hetimet

Një qytetar dyshohet se ka ngacmuar seksualisht fëmijën e gruas së tij pa kurorë.

Fëmija në momentet kur ishte ngacmuar, akoma nuk kishte mbushur 14 vjet, dhe për këtë Prokuroria themelore publike – Gostivar filloi procedurat bazuar në dyshimet për kryerjen e veprës së tillë.

Në rast se vërtetohen akuzat, parashihet dënim të paktën 12 vjet.

Rasti është paraqitur nga persona zyrtarë të Qendrës për Punë sociale në Kërçovë, ndërsa prokurori i ka propozuar gjyqtarit shqiptimin e paraburgimit për të dyshuarin.