“Ngadalë hasëm se këtu ka burra”-Malësorët vërshojnë nga katër anët e botës

Votimi për pushtet lokal në komunën e Tuzit, më 3 Mars 2019, ka nxitur interesimin e jashtëzakonshëm në mërgatën e Malësisë së Madhe kudo në botë, për të ardhur në atdhe, për t’u bërë pjesë e fitorës që vlerësohet të jetë historike.

Kjo dëshmon se Koalicioni “Malësia na Bashkon”, po i kushton vëmendje dhe respekt çdo qytetari që vije nga diaspora, me shpenzime dhe vështirësitë me kohën, për ta bërë Tuzin me pushtet lokal të udhëhequr nga shqiptarët.

Ardhja e malësorëve, nëpërmjet aeroportit ka filliar të dendësohet edhe pas ftesave dhe thirrjeve të parreshtura të personaliteteve nga Malësia dhe gjithandej trojeve shqiptare që Malëssa të votoj, për numrin 5 dhe Koalicionin “Malësia na Bashkon”.

Kjo fitore që gjendet te numri 5, Malësisë së Madhe që për herë të parë do të arrihet pas bashkimit të të gjitha forcave politike shqiptare, për Tuzin dhe për malësorët kudo jetojnë në botë, do të jetë dëshmi e fuqishme se ata munden dhe duhet ta qeverisin veten!