Ngrihen pronat e ish-ministrave të dyshuar për korrupsion

Gjykata e ka pranuar propozimin e Prokurorisë për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe ka ngrirë pronat e tre ish-ministrave të Bujqësisë dhe një zëvendësministri, të dyshuar për keqpërdorime disa miliona eurosh të destinuara për subvencione dhe gjatë dhënies me qira të tokave shtetërore. Ish-ministri Mihaill Cvetkov dhe zëvendësministri Hristijan Delev, përfunduan në paraburgim, ndërsa ish ministri Aco Spasenovski në burg shtëpiak. Për deputetin aktual Lupço Dimovski, ende nuk është dhënë vendim pasi duhet t’i hiqet imuniteti. Për Dimovskin prokuroria po ashtu ka kërkuar paraburgim. Ngrihen pronat e ish ministrave të Bujqësisë.