Nihuni me organizatoren e UK Albanian talent show në Londër, Edita Krasniqi

Ajo është një femër e bukur, e zonja por mbi të gjitha e suksesshme. Po flasim për organizatoren Edita Krasniqi ku nihet për mjeshtërinë që ka ajo në organizime te talent-show të ndryshme për të zbuluar talente qoftë në muzikë por dhe ne kërcim. Nga viti 2018-të në UK Albanian Talent-show ku shumë talente më pas i solli në Festivalin Ndërkombëtar Amol që u mbajt për herë të parë në Kosovë në qytetin e Ferizajt ku kishte dy fituese Alketa Ratkoceri dhe Aljena Ramadani ku më tej këto talente që janë zbuluar nga Edita morën ftesa në tre festivale botërore në Slloveni, Maqedoni dhe Nju York. Edita ishte edhe juri në Festivalin “Amol” që u vlerësua shumë mirë dhe nga kryetari i festivaleve Sandi Vovk nga i cili dhe mori ftese në festivalin “Mikrofini i artë” në Juri, si dhe në “Perla Festival” që do të organizohet në Nju Jork. Për momentin organizatorja e sukseshme shqiptare është duke organizuar Festivalin e parë në Angli me emrin Alb Festival UK ku fituesit nga ky festival do ti dërgojë nëpër festivale të ndryshme ndërkombëtare, e i pari talent show që u organizua në baza vullnetare.