Nik Gjeloshaj: Malësia e shkruajti historinë, që një vit jam në shërbim të popullit tim

Të nderuar miq,

Përgjithmonë shqiptarët do t’a kujtojnë 3 marsin e vitit 2019, si ngjarje që konfimoi fitorën e bashkimit të shqiptarëve në Malësi, diasporë, si dhe në të gjitha trojet etnike ku jetojnë shqiptarët!
Si përherë , edhe kjo ngjarje qartë e dëshmoi se Malësia dhe Malësorët dinë t’a vlerësojnë punën e bukur, unifikimin e shqiptarëve!
Sot një vit mbas, jam krenar dhe i privilegjuar që i shërbej popullit tim, së bashku me kolegët nga subjektet simotra. Angazhimi jonë nuk do të ndalet, me krejt kapacitetin që kemi duke punuar, pa orar për të mirën e Malësisë në të gjitha aspektet.
Jemi të vetëdijshëm se për një vit nuk kemi pasur mundësi t’i rregullojmë problemet e grumbulluar me dekada, por jemi të sigurtë që qytetarët janë duke i vlerësuar angazhimet dhe veprimet tona, që me kohë ato çdo ditë e më shumë do të shihen, me rezultate konkrete.

Faleminderime të veçanta për të gjithë ata që ndihmuan këtë fitore historike!

NGJ