Nikoliç: Përfunduam edhe një proces tjetër të rëndësishëm drejtë NATO-s

Sekretari shtetërorë në Ministrinë e mbrojtjes Dragan Nikoliç po qëndron për vizitë në Bruksel nga ku sipas tij ka përfunduar edhe cikli i konsultimeve PARP, si një nga proceset më të gjata me të cilat edhe është përfunduar anëtarësimi i plotë i vendit në Aleancën Veriatlantike.

“Sot në selinë e NATO-s në Bruksel me sukses kemi përfunduar ciklin e PARP konsultimeve (Planning and Revieë process) Assessment 2019, edhe një prej proceseve të shumta më të gjata me të cilat edhe rrethojmë anëtarësimin e vendit tonë në Aleancë, morrëm mesazh të qartë se jemi të mirëseardhur si anëtare e 30 e NATOs”, ka theksuar kështu Nikoliç.