Nikollë Camaj, Kryetari i LDSh-së, ngushëllon për tri viktimat në Gllogjan

Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare në Malin e Zi, Nikollë Camaj, është trishtuar nga lajmi tragjik se tre persona u vranë në Gllogjan të Deçanit, një shofer autobusi dhe dy nxënës.

Ky krim i rëndë, ka indinjuar mbarë kombin shqiptar, me ç’rast, familja dhe krerët e shtetit, i kanë pranuar ngushëllimet nga të gjitha anët dhe personalitete të shquara.

Z, Camaj, ka shprehur ngushëllime dhe ka theksuar se “në vegjile të Festës së flamurit, Kosova u vesh në zi! U shuen tri jetë, e u shtuen tri viktima të pafajshme, nga një akt barbar, i një dorë kriminele!”

Postimi i Nikollë Camaj në fb:

Një ngjarje e rëndë përsëri preku zemrat tona.
Në vegjile të Festës së flamurit, Kosova u vesh në zi! U shuen tri jetë, e u shtuen tri viktima të pafajshme, nga një akt barbar, i një dorë kriminele!
U shprehim ngushëllime familjeve dhe krejt Kosovës.
Urojmë që drejtësia të ketë sukses në zbardhjen e rastit, në kapjen e kriminelit dhe dhënien e dënimit të merituar.
Tre të rinjtë e vrarë, u prehshin në paqe!
Nokollë Camaj, kryetar i LDSH