Nikollë Sinishtaj: Bota ndryshon por Malësia qëndron gjithmonë, voto numrin 5!

Nënkryetari i Shoqatës atdhetare, Malësia e Madhe, Nikollë Sinishtaj, nga ShBA-ja jep një mesazh nëpërmjet rrjetit social. Ai ka ftuar malësorët të votojnë, për numrin 5, për zgjedhjet e 3 Marsit në Tuz për pushtetin lokal, me mesazhin se Bota ndryshon por Malësia qëndron gjithmonë.

Z. Sinishtaj ka ftuar shqiptarët të dalin faqebardhë, sepse, bota shqiptare po e shikon unitetin e shqiptarëve në Tuz, të mos lejojnë që Tuzin ta udhëheqin të tjerët.

Ja postimi i plotë i Z. Nikollë Sinishtaj:

Të nderuar Shqiptarë të Malësisë së Madhe. Bota Shqiptare po na shikon. Të dalim faqe bardhë në këto zgjedhje. Përgjigjuni thirrjes së KUSHTRIMIT. Mbroni atë që është e juaja me entuziazëm. Bota ndryshon por Malësia qëndron gjithmonë. Votoni Forumin Shqiptar numërin (5). 🇦🇱✋🏻