Nikollovski: VMRO-DPMNE-ja i ka margjinaliuar punonjësit e tekstilit, LSDM-ja ua ka kthyer dinjitetin dhe ua ka rritur pagat

Bartësi i NJZ 3 dhe sekretar i përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovski, pasdite u takua me përfaqësuesit e shumë kompanive të tekstilit në Makedonska Kamenicë.

Në takim Nikollovski theksoi se shëndeti, dinjiteti i punëtorit dhe të drejtat e punëtorëve janë bazë për një sistem të mirë.

Nikollovski u përqendrua edhe në situatën me KOVID-19 dhe sfidat e kompanive të tekstilit me këtë virus.

Ai paralajmëroi se LSDM-ja edhe në periudhën në vijim do të punojë në ngritjen e standardit të jetës për të gjithë.

Potencoi se LSDM-ja ka plan si të vazhdojë trendi i rritjes së pagave.