Një arsye më shumë pse 2020-a do të jetë një vit special

Viti i Ri 2020, është një vit i brishtë. Muaji shkurt do të ketë 29 ditë, një rregull ky që përsëritet një herë në 4 vite. Por çfarë është një vit i brishtë?

Është një vit me 366 ditë, sipas kalendarit gregorian, çdo 4 vjet:

“Një vit është i brishtë nëse numri i tij mund të pjesëtohet me katër, përjashtim janë vite shekullore, (që janë të përpjesëtueshme me 100,) që nuk mund të përpjestohen me 400”, transmeton Revista Class.

Në botën anglosaksone, viti i brishtë quhet “Leap year”, d.m.th viti i kalimit. 29 shkurti është Dita e Shën Patrikut dhe sipas traditës është e vetmja datë në të cilën vajzat, mund t’i kërkojnë të fejuarit të martohet. Tradita e do që ajo të këtë 12 palë dorashka, një për çdo muaj, për të fshehur dorën pa unazë të vajzës.

Ishte Jul Cesari që e prezantoi ditën e “shtuar” të shkurtit. Kjo për të barazuar llogaritë me 6 orët që mbeteshin çdo vit sipas përllogaritjeve të astronomit të tij. Ishte Papa Gregori XIII që me vendim papnor vendosi në 1582, të eliminonte 3 vite të brishta, kjo sepse ishte parë të spostim përpara, duke shtuar nga një ditë, çdo katër vjet, duke rrezikuar Pashkën.

Romakët mendonin se viti i brishtë, ishte dhe vit i trishtë, që sillte epidemi dhe tragjedi të mëdha. Ndërsa të tjerë mendojnë që është dhe viti i balenës, sepse mendohet se balen lind çdo katër vjet. Vitet e brishta përkojnë dhe me realizimin e olimpiadave.

Mundësia për të lindur në një “vit të brishtë” është 1 në 1,461. Në vitet e zakonshme, të lindurit më 29 shkurt e festojnë ditëlindjen e tyre më 28 shkurt ose më 1 mars, por edhe këtu ka një debat. Disa sugjerojnë se të lindurit përpara mesditës së 29 shkurtit duhet ta festojnë ditëlindjen më datë 28, ndërsa ata që kanë lindur pas mesdite, duhet të festojnë më 1 mars.

“Viti i brishtë” njihet edhe si viti kur femrat mund të marrin guximin për t’u propozuar meshkujve për martesë. Legjenda daton në shekullin e 5-të, kur një murgeshë irlandeze, Shën Bridget, u ankua te Shën Patrick se femrat duhet të prisnin shumë deri sa t’u vinte propozimi për martesë. Kështu, Shën Patricku vendosi t’u lejonte femrave të pyesnin ato meshkujt ë çdo katër vite.