Një rast i ri i Kovid-19 në Gostivar, gjithsej 109 janë aktivë

Në Komunën e Gostivarit është regjistruar edhe një tjetër rast i Kovid-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të sëmurëve që nga fillimi i pandemisë në 156.

Sipas informacioneve të fundit nga njësia rajonale e Qendrës për Shëndet Publik në tre komunat e Gostivarit, 144 raste janë aktive, nga të cilat 32 në komunën e Vrapçishtit, 4 në Mavrovë dhe Rostushë, ndërsa në komunën e Gostivarit ka 109 raste.

Nga të sëmurit, 23 janë në mjekim spitalor, ndërsa 122 me simptoma më të buta po mjekohen në shtëpi. Që nga fillimi i pandemisë e shkaktuar nga koronavirusi në zonën më të gjerë të Gostivarit pozitiv në testim kanë qenë 230 persona. Më së shumti ka në komunën e Gostivarit (156), në Vrapçisht 64 dhe 10 në Mavrovë dhe Rostushë, 72 prej tyre janë shëruar.

Me virusin e koronës, gjithsej 17 profesionistë shëndetësorë janë infektuar deri më tani. Si rezultat i infeksionit me Kovid-19, 17 njerëz vdiqën (Gostivar 10, Vrapçisht 6 dhe Mavrovë Rostushë 1).

Pas anketave dhe protokolleve të kryera, infektologët deri më tani kanë marrë 894 strisho për testim.

Ndërkohë, sipas informacioneve nga Ministria e Shëndetësisë, në kuadër të përgatitjeve për valën e re të Kovid 19, në vjeshtë në Gostivar është planifikuar të formohet një qendër kovid. Në mbledhjen e fundit të autoriteteve shëndetësore dhe kryetarëve të komunave të 16 komunave, u propozua dhe u pranua që të ketë një qendër të tillë pranë spitalit të përgjithshëm “Ferid Murad”.