Njerëzorja – “terapia” më efikase e Dr. Florin Besimit



“Terapia” e Dr. Florin Besimit, për të qenë i dashur për të gjithë, kalon nëpër një shkollë edukimi e cila nuk mësohet aq lehtë. Të gjithë ata që e njohin, do të donin t’i zgjatnin takimet me të, sepse çdo takim me të është një “kurim” më vete që vjen sa nga buzëqeshja, po aq nga njerëzorja e tij

Nga Gjyla HALILI

Në Kuvendin zgjedhor të 3 nëntorit, të vitit të kaluar, në kuadër të zgjedhjeve brendapartiake, Dr. Florin Besimi, drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës, u zgjodh Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë.
Si një mjek i dëshmuar dhe i specializuar në fushën e Obstetrikë-gjinekologjisë, Dr. Florin Besimi, ka ardhur duke e gërshetuar profilin e tij prej profesionisti, me statuturën e një kuadri që është i gatshëm të marrë mbi vete edhe përgjegjësi shoqërore e politike.
Përkushtimi i tij i fuqishëm në avansimin e shëndetësisë në Tetovë e më gjerë, ka rezultuar me një dinamikë të përforcuar të angzhimeve, si në planin e rritjes së efikasitetit të shërbimeve mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës, ashtu edhe në ekipimin kadrovik. Tash së fundmi po në këtë spital kan jan pranuar 30 mjekë të rinj, të sapo diplomuar nga universitetet vendore,të cilët tash më kanë filluar me punë, ndërkohë që për gjashtë muajt e kaluar numri i mjekëve të pranuar ka shkuar në 60 mjekë, që së shpejti duhet të shkojnë në specializim për reparte të ndryshme.
Ky numër i mjekëve të pranuar do të ndikojë në përmirësimin e kualitetit të shërbimit në Spitalin Klinik të Tetovës dhe do të ndikojë që mjekët e rinj që mbarojnë studimet të kërkojnë punësim brenda vendit.
Në një kohë kur autoriteti i mjekut në sytë e publikut ka pësuar një krizë, si pasojë e problemeve të shumta në jetën e përgjithshme shoqërore, Dr. Florin Besimi, me punën e tij të palodhshme në krye të një institucioni të rëndësishëm shëndetësor, me karakter publik, por edhe si mjek-specialist, ka arritur të modernizoj qasjen ndaj problematikave që janë të pranishme në fuqshëveprimin mjekësor, ku pacienti është gjithmonë në qendër të vëmendjes.
Për një kuadër që vjen nga fusha e mjekësisë, është një sfidë e veçantë marrja edhe me angazhime shoqërore e politike. Ardhja e tij në krye të degës më të madha të BDI-së, në Tetovë, shpreh më së miri fuqinë e karakterit të një kuadri i cili mbi interest e tij personale vendos interesin e përgjithshëm të një shoqërie. Duke qenë artikulues i denjë i këtyre interesave, Dr. Besimi ka shpërfaqur nevojën për të qenë në shërbim të atyre që kanë nevojë më së tepërmi për të – si në planin profesional-mjekësor (autor i shumë studimeve nga specializimi i tij, në fushën obstetrikë-gjinekologji, pjesëmarrës në kongrese e konferenca profesionale), ashtu edhe në atë shoqëror-politik, duke riorganizuar dhe shtri aktivitetin partiak në terren, me të gjitha gjasat që ky aktivitet të rezultoj me fitore bindëse në zgjedhjet e 12 prillit të këtij viti.
“Terapia” e Dr. Florin Besimit, për të qenë i dashur për të gjithë, kalon nëpër një shkollë edukimi e cila nuk mësohet aq lehtë. Të gjithë ata që e njohin, do të donin t’i zgjatnin takimet me të, sepse çdo takim me të është një “kurim” më vete që vjen sa nga buzëqeshja, po aq nga njerëzorja e tij.