Njohësit e çështjeve politike thonë se Thaçi duhet të japë dorëheqje nga posti i presidentit

E theu rrugën në gjysmë.

Presidenti Thaçi ishte nisur për në Amerikë në një takim zyrtar më ndërmjetësuesin special të President Trump për dialog, Richard Grenell.

Agjendën e tij ja prishi një komunikatë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar e cila ja kumtoj faktin se ndaj tij ishte dorëzuar një  aktakuzën për krime lufte.

Pavarësisht kësaj deri me tani ende nuk ka ndonjë reagim të presidentit Hashim Thaçi.

Por, njohësit e çështjeve politike po konsiderojnë që Thaçi duhet të shqyrtojë mundësinë e dorëheqjes.

Demahsaj thekson që ky do ishte hapi më i duhur që duhet të marrë presidenti.

Se duhet të jap dorëheqje Hashim Thaçi nga posti i presidentit e thonë edhe në Institutin e Kosovës për Drejtësi.

Thaçi u zgjodh president në vitin 2016 ndërsa ka mandat deri në pjesën e parë të viti 2021.