NPN Proaqua Strugë: Detyrimi per rrogat e papaguara shkon ne histori, fillojne investimet.

NPN Proaqua Strugë e mbylli vitin e kaluar dhe fillon këtë vit me sukses të jashtëzakonshëm. Me ardhjen e drejtorit Jeton Shaqiri në krye të saj, ai formoi një ekip udhëheqës i cili sot mund të quhet ekipi më i suksesshëm në historinë e kësaj ndërmarrje.

Për një periudhë shumë të shkurtër kohore ia arritëm që rrogat e mbetura të punëtorëve ti shlyejmë plotësisht dhe me këtë borxhi i kësaj ndërmarrje për rroga të mbëtura tashmë është në zero dhe ngelet vetëm si një histori e errët e dy dekadave të fundit. Paralelisht me shlyerjen e këtyre detyrimeve ndaj punëtorëve, janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen edhe shumë investime kolosale në të gjitha drejtimet në bashkëpunim me Komunën e Strugës si asnjëherë më parë për të përmirësuar maksimalisht cilësinë e shërbimeve që ofrojmë si ndërmarrje deri te konsumatori i fundit, siç janë :

– Në qytetin e Strugës vijon faza e parë e projektit për ndërrimin e gypave të azbestit me gypa të rinj të cilësisë së lartë përgjatë rrugës Partizanska prej te rrethi të plazhi i grave deri te Euro Hoteli, dhe së shpejti do të vazhdojnë edhe fazat e tjera.
– Në Ladorisht vijon projekti i ndërtimit të rrjetit plotësisht të ri ujësjellësit që vazhdon dhe për në Fjerisht,
– Lidhja e fshatit Kalisht në sistemin e Kolektorit,
– Ndërtimi i sistemit të kanalizimit në fshatin Frëngovë dhe Fjerisht;
– Ndërtimi i rrjetit të ri në lagjen e re te Euro Hoteli,
– Lidhja e një pjese të qytetit në gypin e ri për furnizim më të mirë me uji.
– Ndërrimi i pompave të vjetra të pa ndërruara prej vitit 1963 me pompa të reja te Burimet kryesore të ujit të pijshëm në fshatin Shum prej ku furnizohet pjesa më e madhe e Komunës së Strugës siç janë Fshatrat Zagracan, Belicë, Veleshtë, Dobovjan, Tatesh, Livadhi, Bixhovë etj.
Fillimi i punimeve për të fituar të drejtën vendosjes së kolektorëve diellorë për rrymë elektrike nëpër stacionet pompuese që të mos kemi asnjëherë problem me furnizimin me energji elektrike.
– Sanimi i sistemit të Kolektorit në të gjithë fushëveprimin e NPN Proaqua-s dhe vazhdimi i mirëmbajtjes së të njëjtit.
Pjesë e madhe e suksesit i dedikohet edhe punës së palodhshme të shërbimeve të teknikës dhe kontrollit në teren të cilët e zvogëluan keqpërdorimin dhe vjedhjen e ujit të pijshëm në qytetin e Strugës dhe në disa fshatra ku kjo dukuri ishte shumë e përhapur dhe ndaj këtyre keqpërdoruesve u morën dhe do vazhdojnë të miren masa konform ligjit.
NPN Proaqua Strugë i njofton të gjithë konsumatorët se ky është vetëm fillimi i një pune shumë të madhe dhe së bashku na presin edhe shumë punë të tjera që besojmë se do ti kryejmë me sukses dhe ndershmëri.

https://www.facebook.com/Proaqua.Struge/photos/pcb.294725761195522/294725451195553/?type=3&theater