Nuhiu takon Bejtën, vlerësojnë të arriturat juridike në Gostivar

Zëvendësministri Agim Nuhiu, ka takuar veprimtarin e shquar dhe atdhetarin, nënkryetarin BDI-së, z. Nevzat Bejta, me të cilin ka diskutuar për të arriturat në drejtësi, me vështrim të veçantë, në Gostivar.

Gostivari mbetet në krye të agjendës tonë, ka shkruar zv. ministri Nuhiu.

Ja postimi:

》Me z. Nevzat Bejta vlerësuam avansimet institucionale në fushën e drejtësisë për Gostivarin.
》Në Zyrën rajonale të Ministrisë së Drejtësisë në Gostivar ofrohet ndihma juridike falas për qytetarët e Gostivarit.
》Prokuroria Themelore, Prokuroria e Lartë si dhe Gjykata e Apelit në Gostivar udhëhiqen suksesshëm nga kuadro shqiptarë.
》Gostivari mbetet në krye të agjendës tonë!

PunëTëMiraPërGostivarin