Nuhiu:Vendbanimet me shumicë shqiptare, me kryeshefa shqiptar të policisë

Prej sot edhe qytetet me shumicë shqiptare do të kenë Kryeshefat shqiptar të policisë që do të kujdesen për sigurinë dhe rendin publik, kështu kumtoi zv.ministri Agim Nuhiu, i cili shpalosi emrat e qyteteve ku janë bërë emërimet, shkruan Gostivari Sot.

Bëhet fjalë për Tetovën, Gostivar; Kërçovë; Strugë; Dibër, Shkupin (pjesa e Karposhit) dhe për Shkupin (pjesa e Çairit/Butelit). Për në Gostivar, është caktuar Basri Veseli, njofton Gostivari Sot

“Angazhimi ynë mbetet respektimi absolut i kuadrit ligjor dhe institucional pa asnjë përjashtim”, shkruan Nuhiu.