Nuk ka as sonte marrëveshje, madje nuk u tha as data të takimeve të radhës

Është kryer takimi ndërmjet krerëve të LDK’së dhe Lëvizjes Vetëvendosje në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Burimet e Reporterit thonë se nuk ka marrëveshje për qeveri, por për dallim nga herat e tjera, në këtë takim nuk janë marë vesh për takimet e radhës.

Madje sipas burimeve, disponimi në takim ka qenë më i keq se në takimet e para dy ditëve.
Ky takimi i sotëm ka zgjatur rreth dy orë.

Para se të hyj në Kuvend, kreu i LDK-së ka dekalruar se “Do mundohemi të arrijmë një marrëveshje”, shkruan Reporteri.net.

Ndërsa kreu i VV-së, para nisjes për Kuvend ka deklaruar “Përpjekjet nuk i ndalim, lëvizje ka pasur, marrëveshje nuk ka ende”.

Kujtojmë se Kurti e Mustafa edhe mbrëmë e parmbrëmë kanë zhvilluar takime për arritjen e marrëveshjes, por e vetmja për çka u dakorduan ishte për të pasur edhe një takim sot.