Numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri u rrit në 32

Numri i të vdekurve në tërmetet e fuqishme të cilat e kapluan Shqipërinë u rrit në 32, ndërsa janë lënduar 658 persona, transmeton gazeta Koha.

Ministrja shqiptare e Shëndetësisë Ogerta Manastrirliu tha se gjendja shëndetësore e tetë të lënduarve është serioze.

Ajo shtoi se dy nga të lënduarit sipas gjitha gjasave do të dërgohen në Itali, përderisa 32 persona janë në terapi intensive.(koha.mk)