Nura: Dollneni meriton më shumë, 7 milion denarë për dy fusha sporti këtë vit

Sot në komunën e Dollnenit për vizitë ka qendruar zëvendës drejtori i Agjencisë për rini dhe sport, Izmit Nura i cili ka pasur takim me kryetarin e komunës Xhemil Qamilin.

Krahas takimit me kryetarin e komunës, Nura ka paralajmëruar edhe investimet që do të bëhen në këtë komunë, me qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve si dhe rikthimin e komunave nga rurale në urbane.

Një fushë futbolli në fshatin Cërnilishtë dhe një tjetër për basketboll në Debresh janë projektet të cilat i ka paralajmëruar zëvendës drejtori Nura në këtë komunë e që këto dy projekte kapin shumën prej 7 milion denarë.

‘Isha sot në komunën e Dollnenit ku nga afër kam njoftuar kryetarin e komunës z. Qamilin për projektet të cilat pritet të realizohen nga Agjencia për rini dhe sport me qëllim që të përmirësojmë jetën e banorëve të kësaj zone pasiqë ne Dollnenin e kemi obligim tonin kombëtarë e me këtë rast pritet që të fillojnë punimet shumë shpejtë në fshatin Cërnilisht një fushë për futboll dhe një fushë tjetër për basketboll në fshatin Debresh. Gjithë investimi do jetë në vlerë prej 7 milion denarë e me këto projekte ne po përmirësojmë komunat duke i rikthyer ato nga rurale në urbane’, shprehet kështu zëvendës drejtori Nura.