Nurdin Hasani bashkë me shokë tubon rreth 9.900 Franga dhe 200 Euro për fëmijët me nevoja ndryshe

Mërgimtari nga Zvicra Nurdin Hasani bashkë me shokët kanë mbledhur rreth 9.900 franga dhe 200 euro për personat e shoqatës ” Bashkarisht Mundemi” në Gostivar. Kështu bën të ditur kryetari i kësaj shoqate Shpendi Salija i cili i falemenderon përzemërsisht donatorët.

“Po ua shkruaj këtë tekst me lot gëzimi, nuk e di se si mund të mos derdhësh lot gëzimi kur një njeri e bën të pamundërën të mundur, vetëm e vetëm për ti pa të lumtur krijesat më të dashura të Zotit – Engjujt.
“Njerëzit më të dashur tek Allahu janë ata që janë më të dobishëm për njerëzit”.
Ky është më i respektuari Nurdin Hasani njeriu që jeton dhe vepron në Zvicër, njeri me shtatë zemra, human dhe mbi të gjitha një njeri që nuk mund të gjej fjalë që ta përshkruajtur zemër-bardhësinë e Tij.
Iniciatori i cili ka bë një organizim në Zvicër nga vëllezërit Tanë që punojnë dhe veprojnë atje për grumbullimin e mjeteve finansijare për përkrahjen e Engjujve të shoqatës tonë.
Më i nderuari Nurdin Hasani ka mbledhur 9.900 Franga Zvicrane dhe 200 Euro, ku sot në orët e paraditës na kontaktoi dhe na dhuroi këto mjete financiare ku vet zotri Nurdini ka qenë kontribues.
Këto mjete financiare i ka grumbulluar nga këto njerëz human e bamirës:
I.XH- 1500 CHF
M.Z – 3000 CHF
F.Z- 50 EURO
E.A- 500 CHF
M.I -500 CHF
N.S- 500 CHF
SH.T- 500 CHF
I.XH- 150 EURO
I.D- 500 CHF
Q.D- 100 CHF
D.F- 200 CHF
S.E- 1500 CHF
N.A- 1000 CHF
A.J- 100 CHF
Dua ti falemenderoj nga zemra të gjith ata që kanë ndaj nga kafshata e famijes së tyre për ti përkrahur këto Engjuj”, shkruan mes tjerash, Shpendi Salija.