Nuredini-Matuella: Brukseli i njeh përpjekjet e shtetit dhe përkushtimin ndaj Agjendës së Gjelbër të BE-së

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini realizoi një takim pune me ushtruesin e detyrës së drejtorit të sapoemëruar për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Negociatat dhe Fqinjësinë për Zgjerimin e Unionit, Michela Matuella.Bisedimet u përqëndruan në gatishmërinë e vendit për procesin e negociatave për pranimin në Bashkimin Evropian, veçanërisht për Kapitullin 27 – Mjedisi dhe Klima, me ç’rast  drejtoresha Matuella  theksoi  se Brukseli njeh përpjekjet dhe përkushtimin e vendit për arritjen e vlerave evropiane.Ministri Nuredini informoi për aktivitetet që Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor  i zbatoi  intensivisht në periudhën e kaluar, edhe atë në disa segmente të rëndësishme për realizimin  e Agjendës Evropiane të Gjelbër.“Lidhur me legjislacionin që rregullon fushën e mjedisit, vitin e fundit  kemi bërë shumë përpjekje dhe ai është gjithnjë e më afër atij europian, me çka detyrimi ynë në këtë pjesë po përmbushet”, theksoi ministri Nuredini.Në takim u  diskutua për  zbatimin e projekteve të mëdha  të infrastrukturës dhe përdorimin e fondeve në dispozicion nga programi IPA II. Ministri informoi për përparimin e reformave në sektorin e ujërave, si dhe projektet për ndërtimin e impianteve të trajtimit për komunat e Kërçovës, Manastirit dhe Tetovës, sistemin e kolektorit për Qytetin e Shkupit, si dhe për përparimin në krijimin e sistemi rajonal të  menaxhimit të mbetjeve në Rajonin Lindor dhe Verilindor. Ata gjithashtu folën edhe për hartimin e Programit IPA 3, por edhe për sfidat me të cilat përballet Ministria jo vetëm në procesin e përdorimit të fondeve evropiane të destinuara për të mbështetur vendet në periudhën e para-anëtarësimit, por edhe në zbatimin e plotë të  projekteve të filluara. Ministri Nuredini theksoi se vitin e kaluar është bërë shumë punë në tejkalimin e dobësive dhe gjetjen e zgjidhjeve duke forcuar kapacitetet administrative dhe riekipimin  e shërbimeve profesionale.Ndër të tjera, Nuredini theksoi se  kemi shkuar një hap më tej dhe kemi filluar të përdorim fonde të tjera shtesë përmes përdorimit të linjave të hapura të kredisë, gjë që tregon se si vend jemi gati vetë të investojmë në mjedis dhe të përmirësojmë cilësinë e qytetarëve tanë.