Nxirren 3 trupa të tjerë nga godina e shembur e familjes Lala, shkon në 45 numri i viktimave

Mbrëmjen e sotme ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat në vilën 4 katëshe të shembur në zonën e Kënetës tre trupa të pajetë.

Ata janë pjesëtarë të familjes Lala.

Ajo që e bën më tragjike është fakti se deri tani janë 7 persona të vdekur nga familja Lala dhe vetëm një prej tyre është nxjerrë i gjallë nga godina 4 katëshe.

Kërkimet vijojne për persona të tjerë nën rrënojat e godinës së shembur.