Oda ekonomike: Të ketë transparencë për masat ekonomike njejtë siç ka për koronavirusin

Në mënyrën e njëjtë, siç njoftohet çdo ditë për numrin e rasteve të reja, të vdekurve ose personave të shëruar nga koronavirusi, të njoftohet edhe për atë se cilat masa ekonomike janë në dispozicion për momentin dhe si shfrytëzohen, propozon Oda ekonomike e Maqedonisë.

Prej atje sot porositën se me transparencë më të madhe do të vjen deri te konkluzionet më të sakta për masat ekonomike për tejkalim të krizës.

Në opinion tregojnë në kumtesë nga Oda, i pranishëm është debati i vazhdueshëm për atë nëse dhe sa deri tani masat e sjellura ekonomike të Qeverisë u ndihmojnë kompanive. Që më lehtë të sillet vlerësimi relevant për këtë çështje Oda propozon informatat e lidhura me masat ekonomike të sistematizohen në mënyrën e njëjtë në të cilën janë sistematizuar informatat për gjendjen shëndetësore të qytetarëve të goditur nga koronavirusi. Në tërësi, theksojnë, aplikimi i nivelit të njëjtë të transparencës mund të tregohet shumë i dobishëm në këtë situatë.

“Kjo do të thotë, në mënyrën e njëjtë, sikur çdo ditë që raportohet për numrin e rasteve të reja, të të vdekurve ose personave të shëruar nga koronavirusi, të raportohet edhe për atë se cilat masa ekonomike janë në dispozicion për momentin dhe si shfrytëzohen. Mund të raportohet për numrin e kërkesave të dorëzuara dhe të miratuara për shfrytëzim të çdo mase ekonomike të veçantë dhe efektin e shfrytëzimit të tyre. Shkurt, thënë, transparenca e tillë do të mundësojë kontroll në atë se cila masë si realizohet”, citon Oda Ekonomike.

Sipas Odës, me bazë të tillë të mirë analitike për shkallën e shfrytëzimit të masave ekonomike, të kombinuar me monitorim të saktë në bazë ditore, do të jetë shumë më lehtë të sillen konkluzione në kohë dhe relevante për vetë masat dhe për përdorimin eventual të plotësimit të tyre, ndërrimit dhe ngjashëm.