Omer Ajdini i Aleancës, njëlloj si Kryeministrja e Serbisë thotë për luftëtarët shqiptarë: “Ata janë prej malit”!

Omer Ajdini, Kryetar i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët, ka përdorur fjalët e njëjta si Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, për t’i goditur kundërshtarët politikë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), informon Gazeta.mk

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Ajdini ka shkruar mes tjerash për ata, se kan ardhur nga mali, një referencë e qartë kjo për BDI-në, lideri i së cilës, Ali Ahmeti, gjatë konfliktit në Maqedoni më 2001, ishte udhëheqës i UÇK-së.

“Dje erdhen prej mali, sot jon bo ikona”, ka shkruar Omer Ajdini.

Kryeministrja e Serbisë, Bërnaric, muaj më parë kishte sulmuar liderët politikë shqiptarë të Kosovës, duke thënë se “ata kanë zbritur nga mali”!

Gjuhën e përdorur nga Brnabic, të cilën sot e përdorën kryetari I forumit rinor të Alenacës , Brukseli e kishte cilësuar raciste.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, nuk ka reaguar ende rreth kësaj deklarate të zyrtarit të lartë të partisë së tij e as për mallkimin e tij ndaj shqiptarëve me virusin korona.