Organizata “Shqiptarët e Bashkuar”, uron 28 Nëntorin

Shqiptarë, gëzuar 28 Nëntori!

Në këtë natë të bekuar të kombit, në këtë ditë të madhe për shqiptarët kudo jetojnë, më 28 Nëntor, kujtojmë ardhjen e Gjergj Kastriotit në Krujë, kujtojmë nëntorin e Ismail Qemalit dhe Pavarësinë e Shqipërisë, kujtojmë daljen e UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit!

Kjo festë është më e madhja që njeh dhe feston kombi ynë. Është festë e përbashkimit, vëllazërisë tonë pa dallim krahine, feje dhe ideje, rreth flamurit kuq e zi, rreth besës për kombin dhe flamurin, për të gjithë shqiptarët kudo jetojnë.

Andaj, të gjithë shqiptarëve, në trojet etnike, në të gjitha kontinentet, nga zemra, Organizata Shqiptarët e Bashkuar, ua uron 28 Nëntorin, për të sjell ngrohtësi, paqe e dashuri, mirëqenie dhe sukses për kombin tonë në trojet e veta etnike dhe kudo jetojnë shqiptarët.

Urime, Zoti e bekoftë kombin shqiptar!
Zoti e bekoftë aleatin tonë historik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Përgjithmonë të përkushtuar në rrugën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe prijësve tanë historik, me vlera euro-atlantike!

Urime dhe gëzuar shqiptarë 28 Nëntori!

Organizata “Shqipëtarët e Bashkuar”-Detroit-Michigan

Kryetar: Rrok Gjergji Dedvukaj