Organizohet mësim falas për deputetët e Kosovës

Lëvizja politike nën moton “Le të mësojmë pak se boll doktoruam”, ka organizuar një aktivitet të quajtur “Shkollë falas për deputetë”.

Me këtë rast kjo organizatë në sheshin e Prishtinës po ofron mësim falas për të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Aty shihen të vendosura bankat, tabela dhe abetaret.

Kjo pasi që në seancën për zgjedhjen e qeverisë, shumë prej tyre kanë bërë gabime në lexim.