OSBE/ODHIR me më pak vëzhgues, Andrikiene: Vëzhgojmë çdo aspekt të zgjedhjeve

Misioni special i ODIHR- së për vlerësimin e zgjedhjeve përbëhet nga nënë ekspertë, nga nëntë shtete antare të OSBE- së të cilët nga kryeqyteti do të ndjekin procesin zgjedhor.

Me kujdes do të vlerësohet nëse zgjedhjet mbahen në pajtim me angazhimet e OSBE së dhe standardet ndërkombëtare, do të vëzhgohen aktivitetet e fushatës, raportimi i mediave, puna e KSHZ -së dhe institucioneve qeveritare, zbatimi i ligjeve për zgjedhje dhe zgjidhja e kontesteve zgjedhore.

Misioni ODHIRIT do të përcell në mënyrë sasiore dhe cilësore mbulimin mediatik të fushatës zgjedhore thotë shefja e misionit për TVM.

“Analistët tanë do ti mbulojnë sferat që kanë të bëjnë me rregullativën zgjedhore,regjstrimin e votuesve,fushatën politike dhe mbulimin mediatik të zgjedhjeve.Poashtu edhe kornizën juridike të zgjedhjeve. Në mandatin tonë do të realizohet edhe monitorim më i zgjeruar medial gjatë procesit zgjedhor,që konsiderojnë se do të kontribojë për vlerësimin e fushatës. Një ditë pas zgjedhjeve më 16 korrik do ta kumtojmë vlerësimin fillestar për zgjedhjet dhe pas tetë javësh edhe raportin final për zgjedhjet dhe rekomadimet eventuale. Situata me pandeminë është e veçantë dhe duhet ti marrim parasysh rekomandimet shëndetësore .Prioritet i ODIHR së do të jetë shëndeti dhe siguria e vëzhguesve dhe i qytetarëve të RMV së”, u shpreh shefeja e misionit për vlerësimin e zgjedhjeve OSBE/ODHIR, Laima Andrikiene.

Misioni vëzhgues arriti në vend më 19 qershor.