Osmani do ta vizitojë Entin Shtetëror për Revizion

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot do ta vizitojë Entin Shtetëror për Revizion.

Osmani do të takohet me përfaqësuesit e Entit të kryesuar nga zëvendësrevizori kryesor shtetëror, Naser Ademi.

“Takimi është pjesë e vizitave institucionale të Zëvendëskryeministrit Osmani, që kanë për qëllim ndjekjen e implementimit të reformave të Planit 18, sfidat lidhur me integrimet evropiane, si dhe “trak rekordi” i përshtatshëm i aktiviteteve nga zbatimi i reformave, kumtuan nga SÇE.