Osmani fillon vizitën zyrtare në Finlandë

Sot në kuadër të mini – turneut për vizitë në vendet kryesuese me BE-në, Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, për vizitë punë do të qëndrojë në Republikën e Finlandës ku do të takojë Ministrin për Çështje Evropiane, Samo Terho. Në kuadër të vizitës, Osmani do të ketë takim edhe me përfaqësuesit e Kabinetit të Kryeministrit Juha Sipilja, përfaqësuesit e Komitetit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Finlandës, si dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
 
Duke e pasur parasysh faktin se nga 01 qershori Finlanda do të merr kryesimin gjashtëmujor me Bashkimin Evropian, në takime pritet të hapen çështjet për prioritetet e kryesimit të Finlandës; sfidat dhe perspektivat e zgjerimit të Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor; si dhe mbështetja bilaterale për Republikën e Maqedonisë nga ana e Finlandës, në veçanti për procesin e integrimit euro- atlantik të vendit.
 
Vizita zyrtare në Finlandë është pjesë e mini- turneut të Zëvendëskryeministrit Osmani në tre vendet – kryesues me Këshillin e BE-së në 18 muajt e ardhshëm, ku i parapriu vizita në Rumani që aktualisht kryeson me Këshillin e BE-së, ndërkaq do të pasojë vizita në Kroaci si vend që do të merr kryesimin pas Finlandës.