Osmani: Franca ka qëndrim më të butë, nga ne pritet ta miratojmë Ligjin për PP

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani paralajmëroi se së shpejti do ta vizitojë Parisin, me qëllim që t’i dëgjojë qëndrimet e reja të Francës lidhur me fillimin e negociatave dhe të referojë çfarë ka bërë vendi në ndërkohë në implementimin e reformave. Ai thekson se të gjithë në BE presin që të miratohet Ligji për Prokurorinë Publike para shpërbërjes së Parlamentit.

“Para dy ditësh komunikova me ministren për Evropë të Francës dhe dakordova vizitën timen të afërt në paris që t’i dëgjojë qëndrimet e reja të Francës lidhur me fillimin e negociatave, dhe të elaborojë se çfarë kemi bërë ne në ndërkohë. Do të na shërbejnë edhe këto informata që i mora nga Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit që të flasë me autoritete franceze”, tha Osmani pas takimit me kryetaren e KSHPK-së Biljana Ivanovska.

Osmani vlerëson se Franca tanimë ka qëndrim më të butë, në qoftë se ndiqen të gjithë deklaratat e presidentit Emanuel Makron.

“Mendoj se Franca tanimë ka qëndrim më të butë edhe në qoftë se i ndiqni të gjithë deklaratat e presidentit Makron, nëse shikoni se disponimi është pozitiv dhe se kusht i vetëm atje është që të miratohet metodologjia e re. Nga ne, megjithatë presin që ta miratojmë Ligjin për Prokurorinë Publike, kështu që edhe një thirrje deri tek partitë politike që të mbledhin fuqi që ta miratojmë këtë ligj para shpërbërjes së Kuvendit”, nënvizoi Osmani.

Lidhur me metodologjinë e re të negocimit, Osmani tha se jozyrtarisht është publikuar se do të miratohet dhe publikohet më 29 janar, por dje kanë mbërritur informata më të reja nga Brukseli se mund të anulohet deri më 6 ose 7 shkurt.