Osmani fton partitë për takim liderësh: “Na duhet konsensus për negociatat me BE-në”

Zv/kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani, thotë se së shpejti Komisioni Evropian do të finalizojë draft versionin e parë të korrnizës negociuese, i cili do t’u dorëzohet vendeve anëtare për shqyrtim në kuadër të trupave të këshillit të BE. Ai njëherit apeloi deri te presidenti i shtetit Stevo Pendarovski dhe partitë politike që të arrijnë konsensus, me qëllim të negociatave me BE. Ai i thiri krerët e partive për një ritakim të liderëve.

“Sipas informacioneve të fundit që arrijnë nga Brukseli, ditëve në vijim KE do të finalizojë draft versionin e parë të korrnizës negociuese, i cili do t’u dorëzohet vendeve anëtare për shqyrtim në kuadër të trupave të këshillit të BE. Thjesht teknikisht ky dokument i cili do të përcillet me një miniraport për gjendjen e progresit të vendit dhe do t’i dorëzohet trupit të përbërë prej ambasadorëve të vendeve anëtare në Bruksel të njohur si ‘Koreper’.” – Tha Bujar Osmani.