OSMANI: KEMI INTERES TË PËRBASHKËT TË SIGUROJMË PERSPEKTIVA EVROPIANE PËR GJITHË RAJONIN

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim me delegacionin e Këshillit Nacional të Republikës së Austrisë kryesuar nga Kryetari Volfgang Sobotka në kuadër të vizitës së tyre në vendin tonë.

“Mirënjohje të sinqertë për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Republikës së Austrisë, e cila si fqinj i afërt i vendeve të Ballkanit perëndimor njëherit edhe lobisti më i madh për integrimin evropian jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe të rajonit në përgjithësi. Kjo mbështetje u demonstrua edhe përmes vendosjes së perspektivës së BE-së për Ballkani Perëndimor mes tre prioriteteve më të rëndësishme gjatë kryesimit të Austrisë me BE-në”- theksoi Osmani, duke i përcjellë përshtypjet dhe pritjet për progresin e ardhshëm të integrimeve evropiane, përmes vendimit për fillim të negociatave në Samitet e ardhshme të BE-së.

“Samiti i Ballkanit Perëndimor në Vjenë me 17 e këtij muaji e konsiderojmë si vazhdimësi e rëndësishme të mbështetjes austriake, dhe njëkohësisht edhe gatishmëri e shkëlqyeshme për sukses në Samitin e BE-së në Zagreb në maj i cili plotësisht do ti përkushtohet marrëdhënieve mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor- theksoi Osmani.

Bashkëbiseduesit gjatë takimit iu referuar edhe Raportit për progres dhe gjendjeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për metodologjinë e re për zgjerim e cila u publikua në fillim të muajit të kaluar, ku Zëvendëskryeministri Osmani potencoi se e njëjta jo vetëm që në mënyrë bindëse kthen besimin në integrime evropiane por ky është edhe konfirmim se vendi vërtet është në rrugën e duhur të afrimin drejt BE-së.