Osmani -Methu Palmer: Si përfaqësues për Ballkanin Perëndimor në SHBA, para nesh kemi sfidë të punojmë në realizimin e ardhmërisë euro-atlantike

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani në kuadër të Konferencës së donatorëve “Së bashku për Shqipërinë” ka sërish një takim me Methu Palmer, Zëvendës ndihmës për Evropë dhe Euroazi të Sekretarit Shtetëror të SHBA, dhe mik i afërt i Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, por edhe të vendeve tjera të rajonit informon Tetova sot .” Si përfaqësues për Ballkanin Perëndimor në SHBA, para nesh kemi sfidë të punojmë në realizimin e ardhmërisë euro-atlantike të gjithë Ballkanit Perëndimor” deklaroi Osmani .Bashkë me të në takim ishte edhe kryeministri Oliver Spasovski .

Sipas Osmanit Konferenca ndërkombëtare e donatorëve në Bruksel “Së bashku për Shqipërinë” në vepër demonstron solidaritetin si vlerën më e lartë evropiane, duke siguruar mbështetje për vllezërit dhe motrat tona nga Republika e Shqipërisë të cilët u prekën nga tërmeti katastrofal në nëntor të vitit të kaluar.