Osmani: NATO, më i rëndësishëm se sa mbajtja e zgjedhjeve më 12 prill

Zv kryeministri për çështje evropiane në Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në një intervistë për AA ka folur lidhur me 12 prillin datën e dakorduar për t’u mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend Osmani thotë se më e rëndësishme është të përmbyllet procesi i integrimit të vendit në NATO.

“Ajo çfarë është konstante, është nevoja e të pasurit parlament funksional në ditën kur duhet të ratifikohet protokolli i NATOs tek ne dhe ku mbyllet procesi. Prej asaj dite, duhet të numërohen afatet ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve. Për momentin, parashikimet janë se deri në shkurt Spanja mund ta ratifikojë, për shkak se ata kanë zgjedhje tash në të 11tin e këtij muaji” tha Osmani duke shtuar se nëse këto afate respektohen janë të gatshëm më 3 janar të fillohet me qeveri teknike dhe më 12 prill të mbahen zgjedhje të parakohshme.