Osmani nga Londra: Sot u bëmë anëtare e NATO-së, ky është moment historik

Bujar Osmani i cili merr pjesë në Samitin e NATO-s në Londër, në profilin e tij në Fejsbuk shkruan se Maqedonia e Veriut tani më është anëtarë i NATO-së ku sot i vendosët pikë sigurisë dhe stabilitetit të vendit, përcjell TetovaSot. “Sot i vendosim pikë sigurisë dhe stabilitetit në vend, por edhe në rajon. Nga sot Ballkani ka edhe një vend- anëtar në tavolinën e NATO-s – Republikën e Maqedonisë së Veriut, me çka u realizua ambicia e përbashkët për të jetuar në një rajon të qetë, stabil dhe prosperues.Për ne ky ështe moment historik, realizim i ëndrrës së politikanëve prej gjeneratash, por njëkohësisht edhe rrumbullakim i orientimit perëndimor të vendit, që në mënyrë të pashmangshme do të thotë impuls i favorshëm për integrimet tona evropiane” ka shkruar Osmani nga Londra. Ndryshe në këtë Samit merr pjesë edhe presidenti ti SHBA-së, Donald , sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg si dhe liderët tjerë të vendeve anëtare të NATO-së.