Osmani nga salla e operacionit: Qytetarët tanë, burim i diplomacisë shtetërore

Nga kujdestaria në spital e nga salla e operacionit, shefin e diplomacisë nuk e ka ndarë as barra e politikës së jashtme shtetërore. I pari i MPJ, Bujar Osmani ka nxjerr fotografi nga salla e operacionit. Këshillat më të mira edhe për politikën e jashtme i marr prej njerëzve në orët e vona të kujdestarisë në korridoret e klinikês duke pritur rezultatet e analizave. Njerëz qe me dashamirësi japin keshilla edhe për Bullgarinë edhe për Bashkimin Evropian e për ShBA-të. Kontakti i përditshëm me njerëzit nuk të le të shkëputesh nga pikpamjet më burimore të njerëzve e që pastaj në gjuhë diplomatike duhet tua komunikosh përfaqësuesve më të lartë të vendeve të botës.