Osmani për eurointegrimet: Procesi mund të përshpejtohet përderisa ne tregojmë vullnet për atë

Bujar Osmani, zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut përsëri shprehet optimist për rezultate pozitive në rrugën eurointegruese, transmeton Portalb.mk.

Ai shprehet optimist bazuar në metodologjinë e re për anëtarësim në BE, që shprehet se akoma nuk e ka parë, por e ka sqaruar eurokomisari i ri për zgjerim, Oliver Varheji gjatë qëndrimit në Shkup.

“Për momentin kur të arrihet nivel i lartë i harmonizimit hapet një grupim, ndërsa në atë moment hapen edhe të gjithë kapitujt në suaza të grupimit, me mundësi që për një vit të mbyllen të gjithë kapitujt e grupimit përderisa dinamika është e mirë”, tha Osmani.

Megjithatë, sipas Osmanit me siguri ende debatohet rreth çështjes nëse së pari duhet të mbyllet një grupim që të hapet tjetri.

“Vetë fakti që njëra nga parimet është dinamizmi, jep inkurajim se procesi mund të përshpejtohet përderisa ne tregojmë vullnet për atë”, deklaroi Osmani.