Zv. Kryeministri Bujar Osmani qëndroi në institucionin më të lartë zgjedhorë, KSHZ-ja nga ku u njoftua rreth procesit të organizimit të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale të caktuara për më 21 prill të këtij viti. Me këtë rast Osmani u shpreh se nuk ka vend për gabime, e aç më pakë kohë për përmirësime. Sipas tij BE-ja ka aktivizuar gjithë mikroskopët dhe monitoron edhe gabimin më të vogël.
Ndërkohë kreu i KSHZ-së, Oliver Derkovski u shpreh se institucioni që ai drejton do të bëj çmos që zgjedhjet të organizohen në formën dhe mënyrën më të mirë të mundshme.
Osmani në takimin që realizoi sot në KSHZ tha se realizohen në kuadër të vizitave për të vlerësuar implementimin e planit reformues 18 për të ardhmen evropiane të vendit dhe pritjes së raportit dhe datës në qershor për fillim të bisedimeve me BE-në, njofton MEDIAL.mk.
“Jam këtu për t’i mobilizuar institucionet kyçe që do të përcaktojnë suksesin dhe mossuksesin e këtij procesi. Një nga këto është edhe KSHZ dhe biseduam për dy aspektet e organizimit të zgjedhjeve…Apeli im është që të kemi vëmendjen, interesin e madh shtetëror që e kemi në qershor para atij partiak. Nuk kemi shans të dytë dhe është nevoja për zgjedhje perfekte pa asnjë devijim të mundshëm”, ka thënë zv/kryeministri Osmani.