Osmani për vizitë pune në Bruksel

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel, ku do të mbajë takim zyrtar me Eurokomesarin e ri për Politikë Fqinje dhe Zgjerim, Oliver Varhei.

Siç kumtoi Sekretariati për Çështje Evropian, temë qendrore e bisedave do të jetë statusi i politikës së zgjerimit të BE-së me theks të veçantë në metodologjinë e re.

Në takimin me Eurokomisarin për Zgjerim do të bisedohet edhe për statusin e reformave dhe për aktualitete të tjera në vend.