Osmani: Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur gjithë kapacitetet për të ndihmuar Shqipërinë

Si Qeveri vazhdimisht kemi komunikim me Qeverinë shqiptare dhe kemi vendosur gjithë kapacitetet për ndihmë eventuale dhe mbështetje të Shqipërisë mike, tha zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

“Sot bashkëkombësit tanë në Shqipëri u zgjuan të ballafaquar me një fatkeqësi të madhe. Krahas dëmit të madh material, tërmeti katastrofal veçmë mori edhe viktimat e para, për çka dua të shpreh keqardhje dhe ngushëllime familjeve të tyre, dhe njëherit të shfaq edhe shpresë për shërim të shpejtë të të lënduarve. Si Qeveri veçmë jemi në komunikim me Qeverinë e Shqipërisë dhe vendosëm në dispozicion të gjitha kapacitetet tona për ndihmë eventuale dhe mbështetje të Shqipërisë mike, dhe qëndrojmë në dispozicion për reagim të shpejtë kurdo që kjo të jetë e nevojshme dhe të kërkohet”, deklaroi zëvendëskryeministri Osmani, duke sqaruar ekipi i parë prej 30 specialistëve për shpëtim me gjashtë automjete dhe ndihmë të shpejtë nisen së shpejti për në Thumanë. .