Osmani: Qeveria po diskriminon BFI-në

Qeveria e Maqedonisë Veriore si duket do vazhdojë me diskriminimin ndaj Bashkësisë Fetare Islame e me këtë rast ndaj Fakultetit të Shkencave Islame pasiqë qeveria përkatësisht Ministria e arsimit dhe shkencës me shpërndarjen e mjeteve financiare. Përmes Programit për institucionet e larta arsimore jo profitabile private-publike ka sjellë vendim që të ridestinojë 8 milion denarë.

Kështu, përmes këtij ridestinimi Fakulteti i Bogosllvisë në Universitetin Sh. Kliment Ohridski përfiton 3 milion denarë, Universiteti i Europës Juglindore përfiton 3.1 milion denarë, ndërsa Fakulteti i Shkencave Islame përfiton 1.9 milion denarë e që ky i fundit numëron 300 student.

Këtë si problematikë sot e ka komentuar edhe Muzemil Osmani shef i kabinetit të kreut të BFI-së i cili shkruan: “Ja diskrimini i Qeverisë ndaj Bashkësisë Fetare Islame … Fakultetini Shkencave Islame 1.9 (300 student),  Fakulteti i Bogosllovisë 3.0. Vazhdojmë…”, ka shkruar mes tjerave Osmani.

Me këtë vendim si duket Qeveria përmes Ministrisë së arsimit dhe shkencës po bën diskriminimin ndaj BFI-së me ndarje të vetëm 1.9 milion denarë kundrejt 3.1 milion denarë që po ndanë dhe ridestion ndaj fakulteteve tjera fetare.