Osmani selam plakut të Llojanit: “Bac u kry” (VIDEO)

Zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani e ka quajtur një ditë të madhe nënshkrimin e Marrëveshjes për hapjen e vendkalimit kufitar Llojan – Miratoc e cila ka një rëndësi jetike për banorët e Kumanovës dhe rrethinës dhe jo vetëm informon Tetova sot.

Maqedonia e Veriut dhe Serbia nënshkruan sot Marrëveshjen për hapjen e vendkalimit kufitar Llojan Miratoc që lidh rajonin e Kumanovës me atë të Luginës së Preshevës në anën tjetër të kufirit.

Banorët e vendbanimeve të afërta kufitare tanimë mbi 20 vite kërkonin hapjen e kësaj pike kufitare, për shkak të lidhjeve të ngushta familjare. Lidhjet janë sidomos midis dy vendbanimeve Miratoc nga ana e Serbisë që është vetëm dy kilometra larg fshatit Llojan, ndërsa banorët e dy vendeve detyroheshin të udhëtojnë shumë kilometra për të vizituar familjet e tyre.Kjo për njeriun e dytë të qeverisë Bujar Osmani tashmë është bërë realitet dhe mbetet një ditë e shënuar sepse është zgjidhur një problem shumë i madh .