Osmani: U mbajt mbledhja e dymbëdhjetë e shtabit kryesor të krizës

Sot u mbajt mbledhja e dymbëdhjetë e shtabit kryesor koordinues të krizave.
Ministrat iu referuan zbatimit të masave për mbrojtje dhe parandalim kundër përhapjes së koronavirusit.

Përveç ministrave të linjës, aktivitetet e tyre u prezantuan edhe nga përfaqësuesit e Shtabit të Krizave për Dibër dhe Qendër Zupa, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, dhe iu referuan konkluzioneve dhe rekomandimeve të fundit të Komisionit për sëmundje infektive në lidhje me menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit, shkruan Bujar Osmani në Facebook.