Pacientja me koronavirus po përmirësohet, nuk ka temperaturë dhe është në gjendje stabile

Gjendja shëndetësore e gruas së infektuar me koronavirus po përmirësohet. Ajo tashmë nuk ka temperaturë dhe është në gjendje stabile, njoftoi ministri i shëndetësisë Venko Filipce. Sipas tij nuk ka pacientë të tjerë të dyshuar me simptoma të koronavirusit. Deri tani janë testuar 13 persona, për të cilët rezultatet dolën negative.

Filipce tha se janë porositur sasi për dezinfektimin e shkollave dhe për plotësimin e rezervave në shtëpitë shëndetësore. Dhjetëra autobus dhe avion që kanë ardhur nga shtetet ku është konstatuar se ka koronavirus, sipas pyetësorit që e kanë bërë autoritetet policore asnjëri nga udhëtarët nuk ka pasur kontakt me ndonjë person të infektuar.

“Pacientja e vetme është mirë në klinikën për sëmundje infektive. Tashmë në ditën e tretë nuk ka temperaturë, që do të thotë se gjendja e saj po stabilizohet. Në netët e fundit nuk janë lajmëruar pacient për testimin e koronavirusit. Karantina po shkon mirë dhe s’kemi probleme edhe në pjesën e vëzhgimit policor pasi kishim kontakte përfaqësues të MPB”, deklaroi Filipçe.