Pajat: Gabim historik i BE-së pse nuk dha dritë të gjelbër për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Ne vlerësojmë se ishte gabim historik i Bashkimit Evropian të mos shkojë përpara me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Këtë deklaratë e dha ambasadori i SHBA-së, në Greqi, Xhefri Pajat, gjatë kohës së panel diskutimit në Samitin e Selanikut, njoftoi korrespondentja e MIA-s, nga Athina.

Duke folur për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, ambasadori Pajat, tha se asgjë nuk mundet të jetë më mirë për Selanikun, për Greqinë Veriore dhe për sigurinë e greke se sa të gjitha fqinjët të stabilizohen përmes kombinimit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

“Duke folur për SHBA-në, mendojmë se shumë e rëndësishme është që ky proces të kthehet sa më shpejtë dhe me padurim presim të bashkëpunojmë me Qeverinë e Greqisë që kjo të ndodhë”, tha Pajat.

Po ashtu ajo theksoi se është tepër me rëndësi zgjidhje e çështjes që kryeministri Zaev është në Selanik, ndërsa shefi i diplomacisë greke, Dendias në Beograd, duke i komentuar se SHBA-të, e përshëndesin “kthimin e Greqisë si faktor të rëndësishëm në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”.

“Presim se do të vazhdojmë të punojmë shumë afër, me qëllim që t’ju ndihmojmë këtyre shteteve t’i bëjnë reformat e rënda, të cilët janë të patjetërsueshme për të qenë pjesë e familjes evropiane dhe mos të humbin shpresa”, theksoi Pajat.