Papa Françesku do të mbajë liturgji të shenjtë në sheshin “Maqedonia” në Shkup

Kreu i Kishës katolike të Romës, papa Fraçesku nesër në kuadër të vizitës së tij të parë në vend, do të mbajë liturgji të shenjtë në sheshin “Maqedonia” në Shkup.

Liturgjinë mund ta përcjellin vetëm qytetarët që kanë bileta, ndërsa hyrjet në hapësirën e liturgjisë drejt sheshit do të jenë të hapura nga ora 6 deri në ora 9. Liturgjia prite të përfundojë deri në ora 13.

Në zonë do të hyhet përmes nëntë hyrjeve, në të cilat MPB-ja do të kryejë kontroll të sigurisë të gjithë qytetarëve, si dhe kontroll të letërnjoftimeve apo pasaportave, në të cilat do të lëshohen qytetarët, që do të nisen drejt sheshit “Maqedonia”:

Hyrja 1 tek Gjykata Administrative në rr. “Orce Nikollov”
Hyrja 2 tek hotel “Meriot” në rr. “Maksim Gorki”
Hyrja 3 tek kafeneja “Trendi” në rr. “Nikolla Vapcarov”
Hyrja 4 pranë Ministrisë së Drejtësisë në rr. “Dimitri Çupovski”
Hyrja 5 pranë Ministrisë së Financave në rr. “Dame Gruev”
Hyrja 6 tek Zyra e Statistikave të rr. “Dame Gruev”
Hyrja 7 tek Pellagonia në rr. “Dimitrie Çupovski”
Hyrja 8 tek Porta Maqedonia në rr. “11 Tetori”
Hyrja 9 tek dalja nga QTQ drejt Sheshit

Pjesëmarrësit, siç qëndron në ueb faqen e papa.mk, me vete duhet të mbajnë librezë shëndetësore dhe histori të sëmundjes për të sëmurit kronikë, si dhe ilaçet më të nevojshme, që i përdorin, ujë dhe pije freskuese në ambalazh transparente  plastike dhe nëse mbajnë ushqim ajo duhet të jetë në ambalazhë të kartonit apo të letrës. Rekomandohet që të merret ne vete edhe mantil në rast se bie shi.

Është e ndaluar bartja e mjeteve shpërthyese, mjete piroteknike (shkrepsa, kapsolla, pishtarë dhe ngjashëm), përzierje djegëse dhe lëngje, mjete spërkatëse dhe shishe pranë ajrit të komprometuar armë zjarri dhe e ftohtë (thika, të gjitha llojet e sendeve metalike, komplete për manykyr, pajisje metalike për ngrënie dhe ngjashëm, sende të përshtatshme për lëndim dhe vetëlëndim, ushqim dhe pije në ambalazhe metalike dhe të xhamit, të gjitha llojet e pijeve alkoolike dhe ombrella, transparente dhe flamur të mëdhenj.

Të pranishmit nuk duhet të mbajnë shumë para me vete dhe nëse kanë nevojë për ndihmë shëndetësore duhet të drejtohen deri te vullnetari më i afërt, i cili do të ketë shenjë identifikuese.

Gjatë liturgjisë së shenjtë, siç qëndron në ueb faqen e papa.mk, kur papa do të kalojë mes të pranishmëve nuk lejohet hedhja e çfarëdo gjësendeve, madje as lule, ndërsa gjatë kremtimit liturgjik nuk lejohet duartrokitja.

Pas përfundimit të liturgjisë papa në Shtëpinë përkujtimore të Nënës Terezë do të takohet me liderët e bashkësive fetare, pas së cilës do të bisedojë me një grup të ndjeshëm të qytetarëve. AI do të takohet me priftërinj të Kishës katolike dhe me familjet e tyre, me të rinjtë e vendit dhe jashtë vendit, të cilët janë paraqitur dhe kanë marrë bileta, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe të korit diplomatik. Papa pas arritjes në aeroportin e Shkupit do të takohet edhe me kreun shtetëror.