Para Kongresit të BDI-së, Lideri Ahmeti mbledh Kryesinë

Tre ditë para mbajtjes së Kongresit, Kryetari i Bashkimit Demokratik për integrim, z. Ali Ahmeti, ka thirrur mbledhje të Kryesisë Qëndrore të partisë e cila do të mbahet sot, e mërkurë 18 dhjetor 2019, me fillim në ora 13:00 në selinë e BDI në Tetovë.

Në mbledhje do të konstatohen kandidaturat për delegatë të Kongresit të katërt zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe organet partiake si dhe do të miratohen edhe dokumentet e reja programore si dhe ndryshime thelbësore në Statutin partiak.