Para një jave vdiqën nëna e vëllai i heroit Alushani sot ndërron jetë edhe vëllai i madh!

Viti 2020 për familjen e heroit të dëshmorit të kombit Imer Alushani nga fshati Nekoc i Drenasit nisi me dhimbje të madhe.
Më 2 janar u nda nga jeta nëna e tij Miradija derisa nga dhimbja e madhe në orët e hershme të mëngjesit kishte ndërruar jetë edhe djali i saj Luani.
Ky lajm ka prekur të gjithë derisa ende pa u mbyllur dyert e mortit në këtë familje ka vde*kur edhe vëllai i tjetër i dëshmorit Alushani Rama.

i ndjeri ishte në koma pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Lajmi është dhënë nga kryesia e fshatit të cilët në njoftim kanë shkruar:
“Lajm mortor! Sot më 09.01.2020 u nda nga jeta vëllai i madh i heroit të kombit Imer Alushani Ramë Muharrem Alushani. Ju kujtojmë se sot 1 javë më 2 janar u varrosën Miradija dhe Luani. d.m.th 3 vde*kje për 7 ditë. Allahu ua lehtësoftë dhimbjen të gjallëve e shpirti i tyre në gjenet. Për varrim ju njoftojmë më vonë nga kryesia e fshatit”.