Para përfundimit përzgjedhja e kompanisë që do bëj studimin e fisibilitetit dhe planin financiarë të Kodrës së Diellit

Mospublikimi i thirrjes edhe në gjuhën angleze nga ana e Elem Tursit është bërë shkaku se rregullorja e kërkon që publikimi të bëhet vetëm në gjuhën maqedonase, ndërkohë që, firmat të cilat duhet të aplikojnë për studimin e fizibilitetit, ofertën e tyre, duhet ta sjellin edhe në gjuhën angleze, procedurë kjo, e cila është para përfundimit, sa i përket përzgjedhjes së firmës që do bëj studimin e fisibilitetit si dhe, analizën financiare.

Me këtë shpallje, sipas Zotëri Xhemali Jusufi, drejtor i Elem Turs, janë njoftuar përfaqësitë e kompanive më të mëdha ndërkombëtare, që merren me këto lloj studimesh, edhe atë, “Pravojterskupers”, “Dellojters”, “Grant Thorton”, e tjera, me ç`rast, edhe interesimi nga ana e tyre është i madh. Kjo procedurë, pritet të përfundojë brenda ditësh, ndërkohë që pas përpilimit të tyre, të njëjtat i dorrëzohen Qeverisë, e cila më pastaj vendos për procedurën e mëtejme, nëse do shkohet me partneritet privat publik, apo direk në shitje të pikës turistike kodra e Diellit.

Sa i përket gjashtë ulëses, e njëjta është në fazat finale të testimit dhe kjo fazë zgjat një muaj, me ç`rast, pas përfundimit të saj, e njëjta është e gatshme për përdorim dhe si e tillë, në sezonin e ardhshëm do jetë në funksion.