Partitë do t’i përpilojnë listat zgjedhore, afati i dorëzimit deri më 12 mars në mesnatë

Deri më 12 mars në mesnatë partitë duhet t’i dorëzojnë listat zgjedhore për gjashtë njësitë zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen më 12 prill, në pajtim me librin e afateve, të cilin e publikoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për aktivitetet në prag të zgjedhjeve, përcjell GazetaExpress.

Kuadro të dëshmuara, nga partitë do të jenë bartës të listave zgjedhore, të cilat ende nuk kumtohen zyrtarisht, por edhe persona të rinj paralajmërojnë partitë nëpër listat, të cilët këto ditë i përpilojnë listat zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme.

Pushteti dhe opozita tashmë kanë paralajmëruar deri kur planifikojnë t’i publikojnë bartësit e listave, por edhe kandidatët tjerë për deputetë. LSDM planifikon emrat t’i publikojë pas Kongresit, i cili duhet të mbahet në periudhën prej 8 deri 12 mars, ndërsa VMRO-DPMNE bartësit e listave do t’i publikojë më 5 mars, ndërsa kandidatët tjerë më vonë deri më 10 mars.

Në LSDM ka filluar procedura rreth kandidimit të kandidatëve të ardhshme për deputetë, ndërsa bartësit e listave do të jenë të njohur në mars, kur duhet të mbahet Kongresi i partisë.

Zëdhënësi Kostadin Kostadinov dje, tha se Kongresi duhet të mbahet prej 8 deri 12 mars dhe se nuk është falënderuese të spekulohet me informata të ndryshme.

“Procedura rreth kandidimit dhe evidentimit të kandidatëve të ardhshëm për deputetë gjithsesi ka filluar. LSDM-ja jep mundësi që nga qelizat e fundit të funksionimit partiak, e ato janë këshillat vendorë, të propozojnë kandidatë të tyre nga vendet prej ku ata janë dhe si parti e hapur, japim mundësi për të gjithë të cilët i njohin politikat e LSDM-së që me rrugë të vetkandidimit të parashtrojnë kandidatura në parti. Rreth bartësve të listave do të presim kur të vijë radha e Kongresit të LSDM-së, i cili është organi më i lartë i vendosjes në parti, të informoheni, para kësaj nuk do të ishte falënderuese dhe do të ishte joparimore nga një parti me përgjegjësi të spekulojë me çfarëdo informata”, tha Kostadinov.

Sekretari i përgjithshëm i partisë, Lupço Nikollovski para pak kohe në një intervistë për MEDIAL-n theksoi se grupi punues në të cilin do të përfshihen edhe ekspertë të jashtëm prej fushave të ndryshme do ta përpilojë listën e kandidatë për deputetët nga radhët e LSDM-së, sipas kritereve të konfirmuara paraprakisht nga ana e kryesisë partiake.

Lideri i partisë të VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski, dje tha se deri më 5 mars VMRO-DPMNE-ja pritet t’i publikojë emrat e bartësve të listave të kandidatëve në gjashtë njësitë zgjedhore në vend për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, derisa emrat e tjerë të listave jo më vonë se 10 marsi.

“Pjesa më e madhe e personave do të gjendeshin në listat, por do të ketë edhe të tillë përvoja e të cilëve nevojitet në suaza të funksionimit të ardhshëm në Parlament”, deklaroi Mickoski.

BDI, siç potencoi lideri i partisë Ali Ahemit, megjithatë në lidhje me atë nëse në listat kandiduese për zgjedhjet e ardhshme do të ketë deputetë tashmë me përvojë, tha se do të bëjnë hulumtime dhe analiza në kuadër të partisë dhe se do të propozojnë kandidatë që do të jenë të pranueshëm për votuesit e tyre, por edhe për të gjithë qytetarët.

Fushata zgjedhore, e cila zgjatë 20 ditë, sipas listës së afateve të KSHZ-së, do të fillojë më 23 mars, ndërsa do të përfundojë më 10 prill në mesnatë.